Muzikë më shumë; shtyhet ora policore për argëtimet në clube!

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e djeshme se ora policore për lejimin e muzikës nëpër bare e clube, duke nisur nga 20 korriku do të shtyhet deri në orën 23:00!

“Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, ka shkruar kryeministri në rrjetin social Twitter
Sakaq Masat e tjera të marra në 1 korrik mbeten të pa ndryshuara, konkretisht:
-Ora policore në orën 24.00 – 06:00.
-Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
-Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Previous ArticleNext Article