Habisin Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, nuk i pëlqen t`i lajnë fëmijët!

Duket sikur familja e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis preferon ta kursejë sapunin. Cifti u shfaq në një episod të Dax Shepard, “Armchair Expert”, ku përmendën qasjen e tyre ndaj higjienës. Aktorja rrëfeu gjatë bisedës se në fëmijërinë e saj nuk kishte ujë të nxehtë, ndaj nuk lahej shpesh.

“Nuk kisha ujë të ngrohtë gjatë fëmijërisë, prandaj nuk bëja shpesh dush,” tha ajo. Dyshja tha se edhe fëmijët, Wyatt, 6 vjeç dhe Dimitri, 4 vjeç, i lajën vetëm kur shohin se janë të papastër. “Kam qenë lloji i prindit që nuk i ka larë thuajse kurrë fëmijët e porsalindur”, u shpreh Mila. “Nëse shihni papastërti, lajini. Në të kundërt, nuk keni arsye”, u shpreh Ashton, që theksoi se kjo i bën fëmijët më të fortë.

 

Previous ArticleNext Article