Vajza e reperit miliader: Jam e pastrehë, babai nuk më jep asnjë qindarkë!

Vajza e reperit të famshëm Dr. Dre’s pasuria e të cilit është 800 milion dollar ka rrëfyer për Dailymail se është e pastrehë dhe se i ati nuk i jep asnjë qindarkë. LaTanya Young 38 vjeç punon si shofere në një kompani por nuk ka mundësi të marrë një apartament me qira dhe jeton në një makinë të vjetër.

Tanya e cila është nënë beqare e një vajze 4 vjeçare ka treguar se ka tentuar disa herë t’i kërkojë ndihmë reperit Dr.Dre’s por ai nuk e ka ndihmuar dhe se ata kanë 18 vite pa u takuar.

38 vjeçarja ka ardhur në jetë nga martesa e reperit me Lisa Johnson por dyshja u ndanë kur LaTanya ishte 5 vjeç.

Nga ana tjetër Dr. Dre’s është në process divorci me bashkëshoten aktuale Nicole Young të cilës do t’i paguaj çdo muaj nga 300.000 dollarë.

Previous ArticleNext Article