KreuCelebrity

“E dua zërin tënd”, Flori për Fifin: Ti s’ke lidhje me helmin brenda njerëzve

Në spektaklin e së martës të “Big Brother VIP” Fifi humbi ndjenjat teksa po diskutonte me tone të ashpra me opinionisten Bodinaku.

Teksa video e Fifit u shpërnda në rrjetet sociale kishte nga ata që i dolën kundër këngëtares, por shumë të tjerë edhe e mbrojtën.

Një prej tyre ka qenë Flori i cili shprehu mbështetjen e tij publikisht, teksa ndau në Instagram pak nga kënga e tyre që nuk e kanë publikuar.

“E dua zërin tënd. Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë, duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por jo ndjenjat. Nuk jemi dot perfektë dhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë”, shkroi artisti.

Më tej përkrah një video me momentet e Fifit në “Big Brother”, Flori zbuloi edhe nofkën me të cilën e thërret. “E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre! Të kryqëzuan se interneti u jep mundësinë të ndihen superior, të mençur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e t’i gabojmë e atyre iu “dhemb”. Një këngë krijuar nga ty Fifi aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme”, ka përfunduar ai.

 

 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF