Vajzat rrihen në mes të emisionit, shuplaka e shkulje flokësh!

Një diskutim i zjarrtë u kthye në përplasje fizike në emisionin  “It’s my love”, mes dy konkurrenteve, Albanës dhe Inës. Vajzat kanë filluar të flasin njëkohësisht e më pas Ina e ka goditur me shuplakë Albanën, e kjo e fundit ia ka shkulur flokët thotë GazetaExpress.

Por djemtë kanë reaguar shpejtë dhe i kanë ndarë vajzat nga konflikti.

Në paraqitjen e radhës janë dhënë arsye se u acarua situata. Shkak është bërë fakti qe njëra prej tyre i tha tjetrës: “Mbylle gojën”!

“It`s my Love” është një emision për dashurinë në Kosovë, që ndoqi disi shembullin e Përputhen duke afruar të rinjtë me shpresën të gjejnë partnerin ideal.

Previous ArticleNext Article