Sa bëjnë 1099 plus 1? Beatrix “e humbet” përsëri!

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj është njëra ndër personazhet më të komentuara muajve të fundit në mediat rozë. Kjo për shkak të hyrjes së saj në shtëpinë e famshme dhe lidhjes me aktorin, Donald Veshaj.

Ndërsa, së fundmi ka marr vëmendje për skenat e xhelozisë me moderatoren, Egzona Rafuna dhe zgjedhjen e saj në zinxhirin e të martës mbrëma. Beatrix, kujton Express, para pak kohësh pati një lapsus kur  gjatë një bisede ishte pyetur se sa bëjnë (12+4) e qe përgjigjur 26.

Por, siç duket ajo nuk ka qenë ‘gafa’ e vetme, pasi në rrjete sociale është duke qarkulluar një video ku DJ Dagz e pyeti atë se sa bëjnë (1099+1) dhe ajo u shpreh se bëjnë një milion.

E që ndërhyrja e Donaldit ka qenë e menjëhershme i cili i thotë: “Bëjnë 1100 moj”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article