Në sezonin e ri televiziv Ori Nebijaj dhe Isli Islami nuk do të prezantojnë më emisionin e mëngjesit “Wake Up”.
Lajmi ka qarkulluar edhe më herët në media, por vetëm së fundmi faqja zyrtare e Top Channel ka konfirmuar se sezoni i ri i “Wake Up” do të prezantohet nga moderatori Blendi Salaj.
“Sezoni i ri i “Wake Up” duke nisur më 5 shtator, tani me protagonist Blendi Salaj!”, ka njoftuar faqja zyrtare e Top Channel.
Kujtojmë që Blendi Salaj ka qenë pjesë e televizionit A2, ku dhe moderonte programin e mëngjesit “Dita jonë” së bashku me kolegen Aulona Minga.
Ndërkohë nga burime të brendshme të Top Channel mësohet se Ori do të prezantojë “Përputhen” ndërsa Isli do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room” krah Bora Zemanit.