Madonna u nda nga i dashuri i saj 28-vjeçar, Ahlamalik Ëilliams në prill, pas gati katër vitesh romancë.
Këtë të enjte 64-vjecarja u shfaq me një fustan plot ngjyra teksa doli për darkë në Siçili me një burrë që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish-bashkëshortin e saj Guy Richie, 53 vjeç.
Partneri i saj dukej po aq i lezetshëm me pantallona të kuqe me pika të bardha dhe një këmishë gri të çelur.
Madonna dhe burri i saj misterioz ishin në Palazzo për të parë një pikturë të famshme të Caravaggio para se të darkonin së bashku.
Na mbetet të presim për të parë nesë mashkulli që shoqëronte Madonnën është partneri i saj i ri..