Këngëtari i njohur Michael Bublé dhe bashkëshortja e tij Luisana Lopilato tashmë janë zyrtarisht një familje me pesë anëtarë pasi mirëpritën fëmijën e tyre të katërt, një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Cielo Yoli Rose Bublé.
Me anë të një njoftimi ata dhanë lajmin e ëmbël, përkrah një fotoje shumë të bukur ku ata shihen duke mbajtur këmben e foshnjës së tyre.
“Nga dashuria vjen jeta, drita dhe ajo. Më në fund erdhe në jetën tonë, 3,8 kg!!! Faleminderit Zot për këtë bekim të pafund, ne ju duam!”, ka shkruar Buble.
Çifti, të cilët janë martuar në vitin 2011, janë gjithashtu prindër të djemve Noah, 8, Elias, 6 dhe vajzës Vida, 4 vjeç.
Kujtojmë që në shkurt, Michael tregoi se do të bëhej përsëri baba në videoklipin e tij muzikor, “I’ll Never Not Love You”.