KreuBusull

Jackie Chan zbulon nëse do të ketë një vazhdim të ‘Rush Hour’

Jackie Chan zbulon nëse do të ketë një vazhdim të

Jackie Chan ka zbuluar së fundmi nëse do të ketë një vazhdim të filmit ‘Rush Hour’. “Po. Po flasim për pjesën e 4 tani,” i tha Chan audiencës gjatë një paraqitjeje në Festivalin e Filmit në Arabinë Saudite.

“Unë u përpoqa shumë herë të shkoja në Hollywood. Por më pas vendosa të hiqja dorë sepse anglishtja ime nuk është e mirë, ata nuk janë kultura ime, ata nuk e pëlqejnë këtë lloj aksioni,” shtoi Jackie sipas Deadline.

Ndërsa për pjesën se si u bind të bëhej pjesë e Rush Hour  a shtoi : “Menaxheri im më tha : “Shiko, ka një skenar dhe quhet Rush Hour”. Unë  i thashë jo, nuk do ta bëj. Ai tha Jackie, pse nuk e provon për herë të  fundit.” Derisa unë pranova.

Rush Hour i 1998-ës fitoi 244 milionë dollarë në arkat globale dhe Chan kujtoi se kishte marrë një telefonatë nga Tucker dhe Ratner për performancën e filmit të parë. “Shoku, ne kemi një sukses të madh. Ne kemi grumbulluar 70 milionë në fundjavën e parë,” zbuloi Chan cfarë i tha dyshja atij në atë kohë. Dhe më pas ata bënë pjesën 2 dhe pjesën 3.”

Jackie mohoi më parë se ai do të përfshihej në Rush Hour 4 në prill 2019, kur menaxhmenti i tij lëshoi një deklaratë në faqen e tij zyrtare duke i quajtur thashethemet për filmin në atë kohë “informacion të rremë”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF