Camila Cabello dhe Shawn Mendes kanë konfirmuar se janë sërish së bashku. Ish-anëtarja e grupit muzikor Fifth Harmony dhe 24-vjeçari u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Santa Monica.

Në një video të shkurtër Camila dhe Shawn mund të shiheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa ecnin në rrugë së bashku. Ishin mediat rozë që bënë me dije ribashkimin e dy këngëtarëve, të cilët u panë duke shkëmbyer puthje në festivalin e Coachella fundjavën e kaluar.

Një burim për gazetën “People” bën me dije se ata ribashkuar për të paktën disa muaj që nga ndarja e tyre në nëntor 2021.

Kujtojmë që romanca e Cabello dhe Mendes filloi në korrik 2019, përpara se ata të bënin paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në MTV Video Music Awards në gusht të atij vitit për një performancë të përbashkët për këngën e tyre të njohur “Señorita”.
