Georgina Rodriguez është më shumë se kurrë ne qendër të vemendjes së fundi, e duket kjo i detyrohet edhe dokumentarit të saj të suksesshëm në Netflix, “I am Georgina”. Vec të tjerash, partnerja e Cristiano Ronaldo-s rrëfeu se nuk mund të jetonte pa ngrënë salçiçe chorizo apo edhe salçiçe të tjera.Ajo tha se produktet iberike, shumë të vlerësuara në gastronominë spanjolle dhe portugeze, janë një pjesë e rëndësishme e dietës së saj.
Ndërkohë, në një intervistë për “Ëoman’s Health” tha dicka krejt tjetër nga pohimet ebëra në dokumentar. “Në mëngjes ha një omëletë franceze, me një lëng portokalli dhe një kafe me qumësht.” Më tej shtoi se: “Për drekë kam një pure me mish të pjekur në skarë ose perime. Për snack ndonjëherë kam kokrra të konservuara me limon. Dhe për darkë, njësoj si për drekë”.
Ndërkohë, sërish një rrëfim ndryshe tek dokumentari i saj Gio ku tha se: “Unë ha pa frikë dhe për qejf”, sidomos kur takohet me miqtë e saj për drekë apo darkë.
Komentet kontradiktore të modeles kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet. Një numër i madh ndjekësish kanë dalë në përfundimin se ajo nuk po tregon të vërtetën për zakonet e vetë të të ngrënit, dhe kjo sipas tyre, nuk është aspak e pëlqyeshme.