Nju-Jork rrezikon të bëhet si Venecia pasi po “zhytet” me shpejtësi nën peshën e më shumë se një milion ndërtesave dhe rrokaqiejve të tij, sipas një paralajmërimi të shkencëtarëve. Një ekip studiuesish nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) dhe Universiteti i Rhode Island zbuluan se pesha e rrokaqiejve masive po bën që pesë lagjet kryesore të Nju-Jorkut të fundosen me një deri në dy milimetra në vit, me disa zona që po fundosen më shpejt.

Ndërsa kjo normë mund të mos tingëllojë alarmante, siç thekson gjeologu i USGS, Tom Parsons, ulja graduale e bën Nju-Jorkun jashtëzakonisht të prekshëm ndaj fatkeqësive natyrore, pasi ndryshimi i klimës rrit nivelin e tij të detit.
Manhattan në veçanti është shumë i pasigurt, ndërsa ka pasur shqetësime edhe për rrethet e Brooklyn dhe Queens, sipas sondazhit.

“Nju-Jork po përballet me sfida të rëndësishme nga rreziku i përmbytjeve. Kërcënimi i rritjes së nivelit të detit është tre deri në katër herë më i lartë se mesatarja globale përgjatë bregut të Atlantikut të Amerikës së Veriut. Një popullsi prej 8.4 milionë banorësh po përballet me shkallë të ndryshme të rrezikut nga përmbytjet në qytetin e Nju Jorkut”, ka shkruar Parsons dhe ekipi i tij në raportin e ri.