KreuStil Jetese

A do të bëhesh nuse? Greta Koçi jep përgjigjen e shumëpritur!

A do të bëhesh nuse? Greta Koçi jep përgjigjen e

Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka qenë e ftuar në programin në “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të premte dhe ka folur për jetën e saj personale. Prej katër vitesh ajo është martuar, dhe si rrallë herë ka folur për marrëdhënien e saj në një program televiziv.

Këngëtarja ka treguar se ata janë si dy shokë që e mbështesin njëri-tjetrin. Bashkëshorti i saj është shqiptar nga veriu i vendit, por ka preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij pasi artistja thotë se do që ta mbajë private familjen duke qenë se partneri i saj nuk i përket botës së showbizit.

E pyetur nëse do të bëjë dasmë, Greta nuk dha një datë konkrete, ama u shpreh se ishte në planet e saj, teksa theksoi se dasma është një moment magjik për të gjithë vajzat.  “Do më shihni njëherë si nuse, ju a jap fjalën”. 

“Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëja diçka ndoshta të ardhmen. Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së showbizit. Kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë. Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Jetojmë në Amsterdam.”, tha Gerta.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF