KreuStil Jetese

Iu gjet kanabis në ballkon; Enca del nga paraburgimi!

Iu gjet kanabis në ballkon; Enca del nga paraburgimi!

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për Encën. Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër, iu gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit. Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por vetëm me iniciativë të OPGJ.

Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e 5 vazove me kanabis është bërë për kuriozitet dhe përdorim vetjak, sikurse edhe këngëtarja kishte deklaruar më herët.

Kujtojmë që Enca u vu në pranga paraditen e të martës pas një kontrolli në banesë. Policia shoqëroi dhe të dashurin e saj, por ky i fundit u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF