Aktoren e njohur Olta Gixhari mesa duket edhe ky sezon televiziv do ta gjejë në ekranin e Top Channel. Burime pranë Kryefjala.com kanë mësuar se aktorja do të jetë një nga anëtarët e jurisë së “Dancing with the Stars”.
Kjo nuk është hera e parë që Olta Gixhari është pjesë e “Dancing with the Stars”, pasi 8 vite më parë kur ky spektakël zhvillohej në Vizion Plus, ka qenë në rolin e konkurrentes.
Aktorja ka qenë edhe pjesë e jurisë së programit “Your Face Sounds Familiar”, ku spikati për batutat plot humor.
Në këtë mënyrë me Oltën plotësohet katërshja e jurisë së këtij viti, me Ilir Shaqirin, kryetar jurie, Valbona Selimllari, si dhe balerina Lori Hoxha.
Po të njëjtat burime për Kryefjala.com kanë mësuar se “Dancing with the Stars” do të ketë edhe një program të përditshëm në formë forumi, ku thuhet se prezantuese e tij do të jetë Kiara Tito.