
Nga njëra anë, italianët ankohen për Kanye Ëest dhe bashkëshorten e tij se nuk e respektojnë vendin e tyre dhe se dalin në public të veshur në mënyrë të papërshtatshme. Por nga ana tjetër, gati sa nuk shkelen me këmbë që të bëjnë një foto me ta. Pikërisht kështu ndodhi në Firence, ku vendas e turistë e harruan statujën e Davidit dhe atraksionet e tjera artistike të qytetit kur panë Kanye dhe Bianca Censori.
Rreth të dyve u mblodhën dhjetëra persona, të cilët nuk dukeshin aspak të shqetësuar nga gjithë vëmendja. Përkundrazi, Bianca ka pozuar me kureshtarët që shtyheshin për një foto. E veshur sërish me shumë pak gjëra në trup dhe me geta shkëlqim, Bianca pozoi pa turp dhe fotografi ishte vetë Kanye West.
Artisti, siç është mësuar së fundmi, u shfaq me kostumin e tij të zi të çuditshëm, me kokën të mbuluar. Me kalimin e kohës, reperi, i cili është edhe stilist, ka ndikuar tek të dashurat e tij përsa i përket veshjeve, duke filluar nga Amber Rose e deri tek së fundmi “gruaja”, Bianca Censori. Vetë Kim Kardashian ka rrëfyer në një intervistë se ish-bashkëshorti i saj i kishte thënë në fillim të lidhjes se ajo kishte një stil të tmerrshëm dhe e detyronte të hidhte të gjitha rrobat në gardërobën e saj.
Çifti eksentrik ra në vëmendjen e policisë italiane pasi u akuzuan për ekspozim të pahijshëm në publik. Të dy u kapën në poza të diskutueshme në një varkë në Venecia.