
Në fillim të këtij viti, Bruce Willis u diagnostikua me demencë frontotemporale në moshën 68-vjeçare. Që prej atij momenti, aktori po merr shumë më tepër përkujdesje nga familja, por shëndeti i tij i shqetëson të afërmit.
Bashkëshortja Emma Heming, po kalon kohë të tmerrshme, së bashku me të afërmit e tij pas diagnostikimit të aktorit me sëmundje e rëndë. Ajo pranoi se në këtë pikë, “është e vështirë të dihet” nëse Bruce Willis e kupton apo jo se çfarë po ndodh me të.
Në një emision televiziv, raporton Daily Mail, Emma dha pak më shumë detaje mbi shëndetin e tij, i cili po përkeqësohet vazhdimisht. Sëmundja nga e cila vuan çon në dëmtime në sjellje, gjuhë dhe personalitet.
“Ajo që kam mësuar është se demenca është e vështirë. Është e vështirë për personin e diagnostikuar. Është e vështirë edhe për familjen. Dhe kjo nuk është e ndryshme për Bruce, mua apo vajzat tona. Kur thonë se është një sëmundje familjare, është me të vërtetë e tillë”, u shpreh Heming.
Madje, ajo dëshmoi se familja foli hapur dhe sinqerisht me fëmijët për sëmundjen e Bruce, në mënyrë që ata të dinë me saktësi problemet me të cilat haset aktori dhe të mësojnë si të përballojnë këtë situatë të ndjeshme. Sipas saj, tashmë të afërmit e kanë pranuar situatën me të cilën duhet të përshtaten dhe vazhdojnë të jenë pavarësisht të gjithavë, ndërsa shton se arsye gëzimi është fakti që aktori vazhdon të jetë një baba i dashur dhe i duruar.