Qëndrimi ynë këtë sezon festash? ‘Erdhën festaaaaatttt’! Nëse po kërkoni ide se si të grimoheni natën e Vitit të Ri, së pari ju sugjerojmë të nxirrni çdo gjë që shkëlqen nga sirtarët ku mbani produktet e grimit. Tonet e syve me shkëlqim, buzëkuqët metalikë me ngjyra të ndezura, grimcat e xixave për t’u vënë në faqe dhe çdo gjë që ju jep ‘mood-in’ e festave, është shumë ok për ta vënë në fytyrë edhe nëse do dukeni si një top disko teksa i bini ziles së vitit 2024, kur ora të trokasë 00:00. Pavarësisht nëse jeni thjesht duke kaluar mbrëmjen në divan ose jeni mbledhur në shtëpinë një mikut tuaj, Viti i Ri duhet t’ju gjejë të grimuar. Kështu që për t'ju ndihmuar të frymëzoni një pamje mahnitëse për Vitin e Ri, më poshtë gjeni disa ide grimi për t'i provuar më 31 dhjetor.
















