KreuBusull

Çfarë po ndodh? Facebook dhe Instagram përballen me probleme teknike në mbarë botën

Çfarë po ndodh? Facebook dhe Instagram përballen me probleme
Facebook, Instagram dhe Messenger kanë shfaqur probleme teknike gjatë paradites së kësaj të diele (19 korrik), duke prekur mijëra përdorues në vende të ndryshme të botës.

Sipas platformës që monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, Downdetector, raportimet për mosfunksionim u shtuan ndjeshëm në një sërë shtetesh. Sinjalizimet e para nisën pak para orës 09:30, ndërsa rreth orës 10:00 numri i ankesave u rrit me ritme të shpejta, me mijëra raportime të reja çdo 15 minuta.

Problemet janë shfaqur kryesisht në versionet ueb të platformave. Shumë përdorues që tentonin të hynin në Facebook nga shfletuesi i internetit përballeshin me një mesazh që njoftonte se llogaria ishte përkohësisht e padisponueshme për shkak të një problemi teknik.

Nga ana tjetër, Instagrami në versionin ueb hapej, por një pjesë e përdoruesve raportuan vështirësi në ngarkimin e postimeve dhe përmbajtjeve të reja. Ndërkohë, aplikacionet mobile të Facebook dhe Instagram, në shumicën e rasteve, kanë vijuar të funksionojnë normalisht.

Ndryshe nga këto platforma, WhatsApp nuk rezulton të jetë prekur nga ndërprerja dhe ka vazhduar të funksionojë pa probleme për shumicën e përdoruesve.