KreuBusull

Zyrtare nga FIFA: Pushimi i finales do të zgjasë vetëm 17 minuta

Zyrtare nga FIFA: Pushimi i finales do të zgjasë vetëm 17 minuta
FIFA ka sqaruar zyrtarisht kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin MetLife në New Jersey.

Sipas njoftimit të dërguar federatave pjesëmarrëse, pushimi mes dy pjesëve do të zgjasë gjithsej 17 minuta. Prej tyre, 11 minuta do t’i kushtohen performancës muzikore, ndërsa 6 minutat e mbetura do të përdoren për montimin dhe çmontimin e skenës, si edhe për ujitjen e fushës.

Në këtë mënyrë, pushimi do të jetë vetëm dy minuta më i gjatë se 15 minutat standarde të parashikuara nga IFAB për ndeshjet e futbollit.