Në dy prej ishujve të njohur spanjollë, në Majorka e Ibiza, do të ndalohet konsumimi i pijeve alkoolike në rrugë, siipas ligjit të ri. Një përpjekje për të zbutur sjelljen antisociale të turistëve të huaj.
Pra, në katër zona famëkeqe të festave, si “Playa de Palma” në Majorka do të kenë ndalime publike të pijeve në pjesët e plazheve dhe të territoreve publike. Pushuesit dhe vendasit që kapen me një shishe birrë, për shembull do të përballen me një gjobë të majme, që varijon nga 500 deri në 1 mijë e 500 euro, siç përcakton një dekret përkatës.
“Dekreti për Turizmin e Përgjegjshëm prek zonat e plazhit si, Palma dhe Llucmajor në Majorka, duke përfshirë vendpushimin gjerman të pushimeve “Playa de Palma”, si dhe zonën britanike të festave “Magaluf”. Kjo vlen edhe për “Sant Antoni de Portmany” në Ibiza, thuhet në Fletoren Zyrtare.
Përveç kësaj, mjetet lundruese nuk lejohen më të marrin ose të lënë të ftuar apo vizitorë në këto zona. Shoqata e Hotelierëve në Majorka, FEHM reagoi në mënyrë pozitive e tha se kjo do të ndihmonte për t’i dhënë fund “turizmit të pacivilizuar”.



















