Studentët e mjekësisë nuk e nisën vitin e ri akademik më 2 tetor pasi ata vendosën të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë kundër vendimit të qeverëisë për të mos u lejuar të ushtrojnë profesionin e tyre jashtë Shqipërisë për 5 vite pasi të përfundojnë studimet. Lidhur me këtë ligj u diskutua mbrëmbjen e së kësaj të marte në programin ‘Open’ me gazetaren Eni Vasili ku ishte ftuar zv. ministrja e Arsimit Albana Tole.
Sipas përfaësueses së ministrisë së arsimit, studentët janë të detyruar ta firmosin kontratën dhe nëse do të refuzojnë atëherë do të jenë të detyruar të lënë largohen nga shkolla.
“Në momentin që do të përllogaritet tarifa, mund të nënshkruajnë kontratën me Ministrinë e Arsimit, Shëndetësisë dhe Universitetin e Mjekësisë dhe të vazhdojnë studimet e tyre. Ose në rast se nuk duan ta nënshkruajnë këtë kontratë, atëherë mund të ndëpresin studimet e tyre…”; tha ndër të tjera zonja Tole.
Nga ana tjetër studentët e mjekësisë janë të vendosur për ta vijuar bojkotin deri në një marrëveshje të përbashkët mes tyre dhe qeverisë.



















