KreuCelebrity

Kate e William, “dështon” kartolina e Krishtlindjeve: Princi Louis mbetet pa njërin gisht!

Kate e William, “dështon” kartolina e Krishtlindjeve: Princi

Kartolina e Krishtlindjeve e Princit dhe Princeshës së Uellsit me tre fëmijët e tyre nuk pati këtë radhë bujën e pritshme, dhe kjo, për shkak të një dështimi në Photoshop. Cifti dukej mjaft sportiv në foton familjare, ku të gjithë shfaqeshin me këmisha të bardha. Imazhi bardh e zi tregonte dyshen mbretërore duke buzëqeshur së bashku me djemtë Princin George, dhjetë vjeç, Princin Louis, pesë vjeç dhe Princeshën Charlotte, tetë vjeç, e cila është ulur në një karrige në pjesën e përparme të grupit, me dorën e Louisit të mbështetur në krah..  

Kate e William, “dështon” kartolina e Krishtlindjeve: Princi

Por në një dështim të dukshëm të photoshopit, Louisit i mungon gishti i mesit në dorën e majtë. Përdoruesit e mediave sociale e vunë re gabimin – dhe disa madje kanë gjetur më shumë mospërputhje. Gabimi me sa duket kaloi pa u vënë re nga familja Uells sepse u publikua përmes llogarisë së tyre zyrtare X, të quajtur më parë Twitter, gjatë fundjavës.  

Kate e William, “dështon” kartolina e Krishtlindjeve: Princi

Po kështu, mijëra fansa mbretërorë që vlerësuan portretin intim familjar gjithashtu nuk arritën ta pranonin gabimin e dukshëm. Megjithatë, spektatorët me sy shqiponjë iu drajtuan platformës  X për të pyetur për foton. 'Çfarë ndodhi me gishtin e mesit të Louis?', thoshte njëri prej tyre.  'Harrojini lidhësit e këpucëve që mungojnë, unë jam më i shqetësuar për gishtin e humbur të Louis', shkruante një tjetër. Një i tretë shkroi: 'Louis i mungon një gisht; kjo duhet të jetë fotografia më e keqe e realizuar ndonjëherë në Photoshop.' 'Louis-it i mungon një gisht dhe dora e majtë e Charlotte duket shumë e gjatë”, dhe “Ndërsa është një foto e bukur familjare, sapo e pashë, vura re dorën e Louis. I mungon një gisht. Kjo më bëri të shikoja më afër. Këmba e tij e djathtë duket e fryrë. Ku është kofsha e Ëilliam? Ku është këmba tjetër e Kate?', vazhdojnë komentet.  

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF