KreuStil Jetese

Unik, si Brioni! Ç'duhet të dini për këtë markë?

Unik, si Brioni! Ç'duhet të dini për këtë

Marka Brioni u themelua në Romë në vitin 1945 nga Nazareno Fonticoli, një mjeshtër rrobaqepës, dhe partneri i tij i biznesit Gaetano Savini. Brioni krijoi me shpejtësi një reputacion botëror, të paprekshëm, si butiku më i preferuar sartorial për burra.

SINONIM I LUKSIT

Dyqani i parë Brioni u hap në Via Barberini 79, në zemër të Romës, duke ofruar veshje me porosi, këpucë të bëra me dorë dhe aksesorë, me një gamë materialesh ekskluzive, të realizuara në një standard të përsosur. Brioni u bë sinonim i stilit të jetës luksoze, nga ikonat e Hollivudit deri te krerët e shteteve, të cilët prisnin në radhë për t'u veshur nga Brioni.

Unik, si Brioni! Ç'duhet të dini për këtë

Sfilata e parë

Në vitin 1952, Brioni vulosi reputacionin e tij si një lider në industri, duke organizuar shfaqjen e parë të modës për meshkuj. I prezantuar në Sala Bianca të Palazzo Pitti në Firence, koleksioni solli artin e rafinuar sartorial për meshkuj me kostume me materiale tejet fluide, me ngjyra të gjalla dhe pëlhura të sofistikuara.

Made in Italia

Siluetat inovative eklipsuan stilin konvencional anglez të kostumeve për burra, të cilat kishin dominuar industrinë deri asokohe, duke e shndërruar Brionin në referencë për rrobaqepësinë italiane. Brioni krijoi elegancën ideale për çdo burrë, duke vulosur produktet “Made in Italy” në mbarë botën.

Unik, si Brioni! Ç'duhet të dini për këtë

James Bond

Kostumet e markës italiane u kthyen në sinonim të filmit me agjentin 007 James Bond, kur aktorët Pierce Brosnan dhe Daniel Craig veshën Brioni, duke “tradhtuar” xhaketat angleze. Po ashtu, shumë regjisorë filmash preferuan që aktorët e tyre të vishnin stilin e lartë. 

Aroma

Gama e produkteve të Brioni u rrit duke shtuar nga kostumet deri tek aksesorët shoqërues, si këpucë, portofola dhe çanta, por parfumet konsiderohen si një ndër më të rafinuarat, duke zgjedhur kombinimin e produkteve natyrale të zgjedhura nga e gjithë bota, por duke ruajtur gjithmonë prestigjin dhe frymën tipike italiane.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF