KreuStil Jetese

Arjan Konomi thyen heshtjen mbi ndryshimin drastik në pamje!

Arjan Konomi thyen heshtjen mbi ndryshimin drastik në pamje!

Arjan Konomi befasoi me pamjen e tij në videon e fundit, ku dukej aq ndryshe sa mjaft ndjekës nisën të pyesin nëse gjithcka shkon mirë me të.

Opinionisti është larguar nga Shqipëria dhe prej disa kohësh tani po qëndron në Australi. Ai vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale, megjithatë vetëm së fundi ka vendosur të reagojë ndaj shqetësimeve të lidhura me imazhin e tij.

Arjani ka postuar një video ku tregon plazhet tropikale në Australi dhe shprehet se gëzon shëndet të plotë.

“Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua! Fjalet e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua: “Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”, shkruan ai ndërsa në sfond ka vendosur këngën “Sono un vagabondo”.

Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua! ?? Fjalet e kësaj kënge të… | Instagram

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF