Në kohën kur lëvizja “Black Lives Matter”, ndryshoi rrënjësisht mentalitetin për personat me ngjyrë dhe mënyrën sesi diskutohet tani mbi racat, ndodh dhe e kundërta: Problemi bëhet lëkura e bardhë. Miss Zimbabve u fitua nga modelja 21-vjeçare Brooke Bruk-Jackson dhe nuk vonoi që kjo të shkaktonte protesta të ashpra brenda kufijve të kombit afrikan, për shkak të ngjyrës së lëkurës së bukuroshes.
Kritikët thonë se duke qenë e bardhë, ajo nuk mund të përfaqësojë Zimbabvenë, ku 98% e popullsisë janë me ngjyrë.
Amanda Mpofu dhe Nokutenda Marumbëa, të dyja me ngjyrë, dolën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, dhe shumë argumentuan se njëra nga të dyja duhej të kishte fituar në vend të 21 vjecares lëkurë bardhë.
Kjo valë protestash dhe fyerjesh bëri që modelja të çaktivizonte komentet në postimin e saj të fitores në Instagram. “Ajo nuk na përfaqëson, duhet të ishte me ngjyrë “, “është jashtëzakonisht tragjike dhe zhgënjyese dhe të parët e mi po kthehen përmbys në varre!!!! ”, ishin disa nga komentet.
Pas disa ditësh heshtje, Brooke Bruk-Jackson, e sulmuar egërsisht në komente, reagoi duke thënë vetëm se “ngjyra e lëkurës nuk duhet të përcaktojë një person”.