Armina Mevlani: Isha naive, s’kisha patur lidhje serioze më parë! - Celebrity
KreuCelebrity

Armina Mevlani: Isha naive, s’kisha patur lidhje serioze më parë!

Armina Mevlani prej vitesh është në një lidhje dashurie me Shkëlzen Berishën. Së fundmi ajo është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar periudhën e vështirë që ka kaluar kur lidhja e saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha u bë publike.

Armina Mevlani tha se është ndierë e sulmuar, në një kohë kur ishte naive. “Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime, që kur lidhja ime u bë publike, ndryshoi komplet. Unë isha një vajzë naive që adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time. S’kisha pasur eksperienca lidhjesh serioze më parë.

Nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, fillova të kuptoj që shumë gjëra nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Shumë gjëra të miat personale filluan të qarkullonin, të cilat unë i kisha folur me njerëzit e mi më të afërt”, tha ajo.

 

Armina më tej dha edhe një mesazh për vajzat që e dëgjojnë, “Ajo që unë dua t’i them vajzave të reja, të paktën për sa i përket eksperiencës sime, është që të tregohen të zgjuara dhe të jenë të fokusuara te jeta e tyre intime. Është një shprehje që thotë ‘mos tregoni rrogën, jetën intime dhe planet e ardhshme”.

 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF