sallatë me kungulleshka

Receta e ditës! Sallatë me kungulleshka, limon dhe arra pishe - Kuzhine
KreuKuzhine

Receta e ditës! Sallatë me kungulleshka, limon dhe arra pishe

Receta e ditës! Sallatë me kungulleshka, limon dhe arra pishe

Me shije delikate dhe tulin e butë, kungulleshkat mund të gatuhen në mënyra të panumërta. Nga sallatat te pastat, të pjekura, pica apo kek, deri te lazanjat e rizotot, në çfarëdo forme, kungulleshkat kanë një shije të lehtë dhe tipike verore. Në sallata mund t’i konsumoni edhe të gjalla me të gjitha llojet e erëzave, ose të pjekura në skarë nëse fëmijët tuaj nuk i pëlqejnë. Mund të përshtaten me çdo lloj perimesh e frutash, me djathë dhe salca të tjera. Përveçse janë një pjatë ekonomike dhe e shpejtë, sekreti i një pjate të suksesshme me bazë kungulleshkat është të ruani shijen dhe ngjyrën e tyre natyrale, madje edhe kur i piqni në furrë.

Kuriozitet (box)

Kungulleshkat e kanë origjinën nga kontinenti amerikan dhe u sollën nga spanjollë në shekullin e 16-të, por u përfshinë në kuzhinë dy shekuj më pas nga italianët. Kungulleshkat janë një nga perimet me më pak kalori dhe përmbajtje të lartë uji (rreth 95%), gjë që i bën ato të shkëlqyera për hidratimin dhe rënien në peshë. Në 100 g kungulleshka ka 17 kalori, 94.8 g karbohidrate, 3.1 g fibra dhe pjesa tjetër janë proteina, yndyrna, vitaminë C dhe B6. Ato ndihmojnë në funksionimin e sistemit nervor, metabolizmit dhe presionit të gjakut.

Sallatë me kungulleshka, limon dhe arra pishe

Përbërësit:

2 kungulleshka jeshile,
2 kungulleshka të verdha,
lëngu i 1 limoni,
1 lugë vaj ulliri,
50 g fara pishe të pjekura,
koriandër e freskët,
40 g djathë parmixhano i grirë,
kripë dhe piper.

Përgatitja: Shpëlani dhe pritini kungulleshkat në rrathë të hollë. Vendosini në një enë dhe hidhini sipër lëngun e limonit. Lërini të marinohen për 1 orë.
Më pas spërkatni me vaj ulliri, spërkatini me kripë deti dhe piper. Shtoni lëngun e limonit, farat e pishës, djathin parmixhano dhe koriandrën e grirë.

Shërbejeni të ftohtë.

Ju bëftë mirë!