KreuStil Jetese

Maserati Levante një SUV sa luksoz dhe sportiv

Tashmë sektori i SUV-ve në botën e automobilave është shndërruar në një trend për çdo markë, madje edhe për ato supersportive si në rastine Maseratit që në “Geneva Motor Show” na paraqet modelin e saj të parë SUV, Maserati Levante.

Lartësia e kësaj makine është ajo e një SUV-i por kur je në timon nuk vë re asnjë diferencë nga një makinë sportive. Maserati Levante është i pajisur me një motor me 275 kuaj fuqi dhe një forcë tërheqëse prej 600 njuton/metër.

Gjëja e parë që të bie në sy në këtë makinë është konforti i shkëlqyer dhe një izolim zanor efiçent në të gjitha aspektet.

Maserati Levante të ngjall dëshirën për t’u ulur në timon dhe të bësh një udhëtim të gjatë plot emocione dhe konfort.

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF