KreuCelebrity

Aurela Hoxha flet për herë të parë rreth ndarjes me biznesmenin: Ishte i vetmi…

Aurela Hoxha jo rrallë zë ballinën e lajmeve për shkak të udhëtimeve të vazhdueshme dhe pasionit për modën. Por këtë radhë modelja bukuroshe ka dalë për një tjetër arsye. Ajo ka folur lidhur me ndarjen e saj nga bashkëshorti. Ata ishin bashkë prej shumë vitesh, por në një moment, siç shpjegon edhe Aurela, historia e tyre mori fund. “Ndarja u bë publike pasi kishte ndodhur. Kishte kohë që kishte ndodhur. Nuk kam dashur të flas për jetën time personale. Unë nuk kam pasur shumë histori vetëm atë kam pasur, nuk kam dashur që të ndodhte, por ndodhi”- tregon Aurela në emisionin Vip Room.  Përsa i përket statusit të tanishëm modelja tregon se është single. Madje tregon me shaka se gjatë pushimeve të kombinuara me punë në Maldive, vetëm ajo dhe mikesha e saj e ngushtë Dorina Gegiçi ishin vetëm, ndërkohë që gjithë të tjerët ishin çift.  “Nuk kam të dashur. Nuk jam e lidhur, nuk ka ndodhur. Këto gjëra nuk bëhën me planifikime. Deri tani nuk ka ndodhur. Por jam në një periudhë të jetës që nuk po kërkoj diçka. Ndihem mirë kështu siç jam.”- thotë Aurela Hoxha.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF