KreuCelebrity

I preferuari i familjes Kardashian në Tiranë, ja kush e solli

Motrat Kardashian-Jenner dashur pa dashur janë kaq të përfolura dhe të komentuara në të gjithë botën, qoftë për veshjen, stilin apo edhe make-up. E sigurisht pas gjithë imazhit të kuruar që ne shohim dhe lakmojmë, fshihen njerëz kaq shumë profesionistë. E një ndër to është edhe make-up artisti i njohur, Ariel Tejada.
Ai ka bërë që të shkëlqejnë e gjithë familja Kardashian, nga motra e madhe Kim dhe deri tek më e vogla Kylie Jenner. 20 vjeçari Ariel Tejada është i njohur në të gjithë botën, madje vitin e shkuar prestigjozja “Daily Mail” i kushtoi atij një artikull rreth eksperiencës së tij të punës me 18 vjeçaren, Kylie Jenner.
Por këto ditë Arieli është në Tiranë, dhe atë e ka sjellë bukuroshja Anxhelina Hadërgjonaj. Mesa duket ato janë miq të mirë, kjo referuar edhe postimeve të vazhdueshme të Anxhelinës me Arielin në Snapchat. Nga fotot e postuara në Instagram, shihet që Anxhelina e ka prezantuar Arielin me kushurirat dhe motrat. Dhe mesa duket ai po i shijon vërtet këto ditë në Tiranë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF