KreuCelebrity

Pagesa marramendëse e stilistes së Kim Kardashian

Kim Kardashian është një personazhet më të komentuar për veshjen dhe stilin e saj, duke diktuar shpeshherë edhe ndryshimet që bëhen në këtë industri. Por pas imazhit të saj, fshihet një staf i tërë, i cili kujdeset për detajet më të vogla.
Dhe kur vjen puna për veshjet, Kim ia ka besuar ato stilistes Christine Centenera. Por a mund ta keni imagjinuar sesa paguhet stilistja për këtë shërbim? Christine Centera paguhet plot 1 milion $. “The Sunday Telegraph” shkruan se kjo pagesë përfshin të gjithë garderobën e 35-vjeçares. Me siguri që të gjithë do të dëshironin të ishin në vendin e Christine. Por, marrëdhënia mes Kim Kardashian dhe Christine Centenera nuk është vetëm pune. Një vështrim i shpejtë në Instagramin e stilistes tregon se ato janë edhe shoqe të ngushta, përvecse edhe bashkëpunëtore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF