Në vend që t’i inkurajojnë njerëzit për të vizituar monumentet e tyre me famë botërore, shërbimi kombëtar hekurudhor në Francë ka bërë një gjetje fantastike dhe të padëgjuar ndonjëherë më parë. Ato kanë vendosur që t’i sjellin këto muze tek ju dhe mund t’i shijoni gjatë kohës që udhëtoni për në punë apo destinacione të ndryshme.
Në bashkëpunim me kompaninë e njohur amerikane të dizajnit 3M, shërbimi hekurudhor francez ka vendosur që ti jap një pamje artistike trenave të tyre. Ato i kanë mbuluar pjesët e brendshme të trenave me materiale grafike që përmbajnë vepra të ndryshme të artit dhe pasagjerët mund të lexojnë ndërkohë që janë duke udhëtuar. Dizajni përfshin lule dhe orendi nga Pallati i Versajës, artin impresionist nga Musee d’Orsay dhe imazhe nga Cinéma Gaumont, kompania e vjetër e filmit në botë.
I quajtur “Art në tranzit”, këto trena ua bëjnë jetën më interesante pasagjerëve dhe njëkohësisht i shpëtojnë nga dëmtimet e ndryshme. Gjetje e mirë! E ç’mund të themi tjetër, përveçse të na jepet mundësia të jemi ne një nga pasagjerët e trenave “muze”.



















