KreuCelebrity

Profesioni i ri i Angelina Jolie!

Angelina Jolie është duke i shtuar edhe një profesion të ri CV-së së saj. Ajo është aktore, aktiviste e njohur, nënë dhe së fundmi, edhe lektore.  Ylli i “Maleficent” do të jetë përkohësisht profesoreshë në London School of Economics, një nga shkollat më prestigjoze në të gjithë botën dhe në Britani.
Jolie do të jetë lektore për studentët e masterit, në Qendrën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, shkruan People. Gjatë vitit akademik 2016-2017, studentët e masterit do të kenë mundësinë të zhvillojnë leksionet, seminaret dhe projektet kërkimore me aktoren e njohur.
“Jam shumë e inkurajuar nga krijimi i këtij programi master. Unë shpresoj që edhe institucionet e tjera akademike do të ndjekin këtë shembull, sepse është jetike të zgjerohet diskutimi për të drejtat e grave. Mezi pres të jap mësim dhe të mësoj nga studentët, si edhe për të ndarë përvojat e mia personale dhe për të punuar bashkarisht me qeveritë dhe Kombet e Bashkuara”, ka rrëfyer Jolie lidhur me këtë eksperiencë të re.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF