Jemi në stinën e nxehtë dhe preferojmë ato veshjet e lehta e të gjera, të lyejmë trupin me një krem aromë kokosi, të vëmë syzet e preferuara të diellit e të dalim! Në këtë atmosferë verore që na karakterizon, duhet të tregohemi të kujdesshme e të shmangim këto 5 gabime në veshje! Është verë, pse të mos argëtohemi në pushime?
Çanta në formë ‘marsupi’ si në vitet ’80-të!
Një model çante që dikur e merrnim kudo me vete, kur dilnin nga shtëpia, në plazh apo në mal, të lidhur në bel ose në dorë. Madje të guximshmit, e vendosnin e dhe mbi kostumit e banjës. Hiqeni sa më parë nëse e keni edhe ju një të tillë!
Kostumi i banjës me forma të çuditshme
Kostumet e banjës me forma nga të çuditshmet e asimetriket me rombe e trekendësha, jo vetëm që nuk do ju nxjerrin në pah një trup të bukur, por do ju lënë shenjat e nxirjes nga dielli sikur të ishit proshutë! Lërjani gjeometrisë këto figura, pse të rrezikoni me lëkurën tuaj këtë verë!
Sandalet me çorape të bardha!
Gjëja më e bukur e verës është se jemi të lirë prej çorapeve, atleteve dhe takave! Nxirrni sandalet por mos i kombinoni kurrë me një palë çorape të bardha! Megjithëse trendi Vip i kësaj vere është sandale me çorape, nëse vishni ato sportivet e pambukta të bardha do të jetë një mundim i kotë!
Rripat e reçipetave që dalin nga bluzat
Lëkura e nxirë, bluzat ose kanatjeret e hapura dhe… një rrip reçipetash që ju del nga bluzat. Më keq akoma janë një palë të zeza nën një bluzë të bardhë! Tregoni kujdes me ngjyrat dhe ju këshillojmë të mbani reçipetat pa rripa për tani në verë.
Kanatjeret e bardha klasike
Këto kanatjere të bardha janë klasike, vishen poshtë bluzave apo pulovrave, mund t’i vishni edhe në shtëpi. Por nuk janë aspak të përshtashme për t’u veshur për të dalë! Sidomos për një fizik të mbushur!