KreuCelebrity

‘Je kot, s’e kuptoj pse të bëjnë fresk të gjithë’, Alketa i përgjigjet komentueses

Pak kohë më parë, ishte pothuajse e pamundur që të lexoje lajme për moderatoren e njohur Alketa Vjesiu, kjo për faktin se ka preferuar që të mbajë shumë private jetën e saj personale, e ndërsa në rrjetet e saj sociale publikonte foto vetëm nga momentet në punë.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Ajo ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë me fotot e saj me bikini apo nga pushimet luksoze që bën, e ndërsa së fundmi edhe me përgjigjet që iu jep komentuesve, kur e lavdërojnë, por më tepër kur e kritikojnë.

Në foton e postuar vetëm pak orë më parë, një komentuese nuk është treguar shumë dashamirëse ndaj saj, duke i shkruar: Je kot te rrofshin fotot e imazheve, po vete nuk je gje nuk e kuptoj perse te bejn fresk njerzit kot.

Një koment të tillë, moderatorja e ka marrë me shumë sportivitet, madje nuk ka kthyer atë përgjigjen klishe që shumë VIP-a japin në raste të tilla “mos më ndiq nëse nuk të pëlqej”, përkundrazi.

“Sa bukur ke folur.  Rrofsh o moter qe me kthjellon”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF