Sa hera flitet për Beyonce, jemi sy e veshë për të rejat më të fundit nga këngëtarja. Mes një viti të ngarkuar me thashetheme dhe të vërteta, 2017-ta na njohu me faktin se Jay Z e kishte tradhëtuar Bey, e këtë e konfirmoi vetë reperi. E nëse çdokush po priste të ndodhte diçka e madhe (si ndarje apo divorc), artistët nuk kishin aspak ndër mend të largoheshin nga njëri-tjetri, madje ata shijuan çdo moment të ardhjes në jetë të binjakëve.
Nga ana tjetër, kjo nuk është gjithçka që flitet për Bey. Këngëtarja është një ikonë e padiskutueshme mode në ditët e sotme e këtë e ka vërtetuar pothuajse çdo herë në daljet publike. Por, fotot e fundit të publikuara nga vetë ajo bënë që të çmendje rrjeti, e jo pa faj! Kombinimet e guximshme kanë dëshmuar dhe një herë, se Beyonce është e pamposhtur në origjinalitetin e saj. Fillimisht, pamë paraqitjen e saj me çizmet Saint Laurent, xhinse të shkrutra, bluzën Balenciaga, një rrip të gjatë që varej deri në tokë dhe bizhuteri të pafundme.
Më pas, publikoi foto e video me një tjetër pamje, duke i dhënë një kuptim ndryshe stilit ‘over-size’. Kombinuar me këmishë e pantallona xhins të po kësaj natyre, Bey inspiroi të gjitha vajzat që preferojnë një mënyrë të tillë të të veshurit.
Pak ditë më vonë, këngëtarja dëshmoi se nuk e kishte harruar stiline preferuar ‘seksi deri në fund’. Kështu, në imazhet e publikuara nga vetë ajo, Knowles u shfaq e veshur me një fund të kuq ngjitur pas trupit dhe bluzë të bardhë të grisur vende-vende, me mbishkrimin Vogue. Një kombinim të këtij lloji, Bey e solli në dy versione: mbi taka dhe me atjete sportive!
Duke mos i lënë mënjanë xhinset e shkurtra, duket si një ndër kombinimet më të zakonshme të këngëtares, deri sa sheh…çizmet e tejdukshme! Edhe pse fillimisht ngjasojnë si sandle të kombinuara me çorape të holla, në fakt është thjeshtë modeli i atillë që të krijon një përshtypje të tillë. Sa fantastike Beyonce!



















