Ata shpallën në nëntor fejesën e tyre, e ndërsa shumë pak muaj më vonë duket se çifti është martuar, të paktën me dokumente, pasi ceremonia do të organizohet muajt e ardhshëm. Lajmin e martesës së tij me Jwan Yosef, e ka konfirmuar vetë këngëtari, Ricky Martin, në një prononcim për E! News.
“Jam një bashkëshort tani, e në muajt e ardhshëm do të organizojmë një ceremoni të madhe. Kemi shkëmbyer betimet tona dhe kemi nënshkruar të gjitha letrat që është dashur të nënshkruajmë”, u shpreh ai.Këngëtari është ndalur të tregojë edhe për marrdhënien që ka me dy fëmijët, binjakët Matteo e Valentino dhe përgjigjen që u jep atyre kur e pyesin, përse kanë dy baballarë, ndryshe nga fëmijët e tjerë.
“Ne jemi një familje moderne dhe kjo është një ndjenjë e bukur lirie”, ka treguar ai.



















