Historia e tyre e dashurisë daton disa vite më parë, e ndërsa në gushtin e 2017 ata kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre.
Ajo është një ndër moderatoret më të bukura në Shqipëri, femra që çdo mashkull do të donte ta kishte për krah, e ndërsa ai është ndër reperët me zërin më të bukur dhe padyshim ndër djemtë me mjekrën më perfekte. Nuk besojmë se është e nevojshme që t’ju japim më shumë informacione, pasi mendojmë se e keni kuptuar se bëhet fjalë për Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin.
Ata janë pjesë në ekranin shqiptar prej shumë vitesh, Marina e nisi si velinë në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’, sot renditet ndër moderatoret më të mira, e ndërsa Geti iu prezantua publikun me grupin e tij ‘Tingulli Trent, sot pjesë e ‘Baba Stars’.
Përveç se janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, ato janë gjithashtu edhe një ndër çiftet që shpenzojnë shumë për pamjen e tyre të jashtme, për aksesorë dhe rroba.
Më poshtë do t’ju sjellim çmimet e disa prej veshjeve të Marinës dhe Getoarit, disa prej të cilave janë goxha të shtrenjta.
Fundja pse jo, kanë punuar për këtë ditë…



















