Snapchati është një nga rrjetet sociale i cili u shpërnda me shumë shpejtësi në të gjithë globin, kjo për faktin se erdhi si risi.
Nuk kishim të bënim më me bisedat e zakonshme nëpërmjet tekstit, por me foto dhe ajo çfarë ishte më interesante ishte fakti se ishim ne ato që vendosnim se sa sekonda do t’i linim kohë bashkëbiseduesit për ta parë atë.
E megjithatë, në ditët e sotme, Snap-i nuk përdoret më në masë si disa vite më parë, por pavarësisht kësaj, askush nuk e fshin si aplikacion pasi efektet e fotove i ka me të vërtetë shumë të bukura. Këtyre efekteve nuk u ka rezituar dot as këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili.
Bukuroshja ka postuar disa foto së bashku me nipin e saj, Uliksin, por nëse ajo shfaqet shumë e lumtur dhe ka pozuar pafund, Uliksi i vogël nuk është dhe aq i lumtur.
Në një foto, shikimi i tij, të shkrin së qeshuri, por më tepër diçitura e këngëtares: Mbarove duke bërë foto teze budallicë.
Epo Zanfina e paska kuptuar edhe vetë se e paska ekzagjëruar…



















