Një lajm i trishtë për kulturën shqiptare.
Mjeshtri i valleve, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Rexhep Çeliku është ndarë nga jetë në mënyrë të parakohëshme mëngjesin e sotëm. Prej kohësh, ai vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk i bëri dot ballë.
Katër ditë më parë, ai u nderua nga presidenti Ilir Meta me dekoratën “Nderi i Kombit”, e ndërsa u ngjit në skenë për herë të fundit në 60 vjetorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valle Popullore, ku performoi vallen e Shqiponjave, vallja me të cilën ai personifikohej.
Rexhp Çeliku ka lënë gjurmë të thella artin shqiptar, ku ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në konkurset jashtë vendit, me një repertor mjaft të gjerë i cili numëron rreth 8 mijë shfaqje dhe plot 32 mijë role të interpretuara.



















