Kartney Kardashian, pas festave po bën atë që filluam, apo të paktën u përpoqëm të bënim edhe ne: të mbajë dietë. Ajo e ka bërë publike dhe më parë, ndërsa dieta e saj është ajo vetëm me proteina. E për të tërhequr sa më shumë gra pas këtij veprimi të saj, ajo vendoi të postojë një foto.
E nuk po flasim për një dosido, por për një foto tërësisht nudo. “Dua të bëj një trup që do ta ketë çdo kush zili”, shkruan Kartney. Ajo thjesht ka përqafuar veten e saj dhe ka pozuar. Një foto e cila mori menjëherë plot dy milion pëlqime.
Kartney do të jetë pjesë e disa projekteve të ndryshëm modelingu së bashku me motrat e saj për vitin 2018. Prandaj nuk është çudi që po punon kaq fortë për të pasur një trup perfekt.



















