Portieri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, i ka edhe një karrierë të suksesshme jashtë Shqipërisë në futboll, kohët e fundit ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqet në krah të një vajze brune. Nëpërmjet përshkrimeve që ai ju bën fotografive të postuara duke se ajo është partnerja e tij, ndërkohë vet futbollisti nuk ka konfirmuar asgjë.
Postimi i fundit në rrjetet sociale, ku Berisha shfaqen me brunen simpatike, ishte mbrëmjen e djeshme. Nga fotografia mund të themi se të dy ndodheshin në Lindjen e Mesme, ndërkohë që Etriti kishte zgjedhur që foton ta përshkruante me fjalët “Krenar dhe me fat që të kam ty zemër”.
Im so lucky and proud having you zemrush. 8
Portieri i Kombëtares ka publikuar fotografi së bashku me vajzën e cila mund të jetë e dashura e tij e re që prej periudhës së festave të fundvitit, ku ka uruar ndjekësit e tij, por është treguar tejet i rezervuar.
Ende nuk dihet emri që vajza me të cilën Etriti shihet në foto, apo kombësia e saj, por shpresojmë që së shpejti të jetë vet futbollisti ai që do na e zbulojë. Gjatë vitit 2015 në mediat rozë u përfol për një ndarje të portierit me të dashurën e tij italiane, me të cilën bashëjetoi për disa vite.



















