KreuCelebrity

Ivanka mbështet hollivudianet në fushatën për barazi gjinore, dështon në çdo mënyrë të mundshme!

Sa herë dëgjojmë për Ivanka Trump, duket sikur fraza pasardhëse do të jetë: ‘Oh, Ivanka, jo prapë!’ Golden Globes solli një fushatë të madhe sensibilizuese për barazinë gjinore, dhe siç tashmë dihet, femrat dhe meshkujt u veshën kokë e këmbë me të zeza në formë proteste ndaj ngacmimeve seksuale. Duke qenë se, ashtu sikurse dhe i ati, Ivanka i shpreh shumicën e deklarate në Twitter, kështu ka ndodhur dhe këtë herën e fundit, kur vajza e Presidentit amerikan ka menduar të fitojë zemrat e ndjekësve dhe personazheve të njohur…

“Sapo pashë fjalimin e fuqishëm dhe inspirues të Oprah-s në Golden Globes. Le të bashkohemi të gjithë, femra dhe meshkuj për të thënë KA ARDHUR KOHA”, ka shkruar Ivanka, dhe siç mund të imagjinohet, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Chrissy Teigen, e cila i është përgjigjur: “Iu, zhduku tutje”. Pas modeles, aktore si Alyssa Milano apo Rosie O’Donell shpërthyen në akuza mbi Ivanka-n dhe të atin, kryesisht për faktin se sa herë Presidenti amerikan është akuzuar pikërisht për ngacmimet seksuale. Si për të mos mjaftuar kjo, ishte pikërisht Ivanka ajo që i dha fund një herë e përgjithmonë strategjisë së Obama-s mbi pagesën e njejtë mes sekseve.

Kështu, e gjithë kjo përpjekje e së bijës së Trump për t’u bërë e dëshirueshme në sytë e të tjerëve duket se ka dështuar, edhe një herë, me sukses…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF