Është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.
Një zonjë fisnike, e paarritshme në skenë, shumë modeste, por edhe shumë e bukur, me një buzëqeshje rrëzëllitëse. Sot, është një ditë e veçantë për aktoren Zyliha Miloti. Ajo feston 72 vjetorin.
Me një gjysmë shekulli karrierë artistike, Zyliha Miloti numëron dhjetëra role, ku ia vlen të përmendim: Dy herë mat, Shoku im Tili, Pak freskët sonte, etj. I është prezantuar publikut në moshë shumë të re, kur ishte vetëm 14 vjeç, si një këngëtare e ndërsa u bë pjesë aktrimit, vetëm pak vite më vonë, rreth moshës 20 vjeç.
Partnere e parapëlqyer e aktorit të mirënjohur Tano Banushi sikurse edhe e Zef Dedës me të cilin ka luajtur shumë pjesë të shkurtra për estradë (Fotografisti, Në spital, Kunati i shokut Xhemal, Truall i zënë , Toka jonë etj.).



















