Janë një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut, ndërsa gjithmonë i shohim bashkë, me në krah vogëlushen e tyre, Renee. Nora dhe Roberti njihen prej vitesh si ‘romanca afatgjatë’, për aq kohë sa kur kujtojmë Istrefin, gjithmonë na vjen në mendje dhe bashkëshorti dhe e anasjellta. Rreth tre vite më parë, media rozë u fokusua në dasmën e këngëtares dhe Berishës, por pas gjithë kësaj fshihet një detaj që nuk e kishim dëgjuar më parë.
https://www.instagram.com/p/BZ9yE86l_Kl/?hl=en&taken-by=_robertberisha_78
Ka qenë Roberti ai që ka folur për marrëdhënien në çift dhe jetën familjare në përditshmëri. Ndër të tjera, Berisha ka zbuluar se celebrimi mes tij dhe bashkëshortes ka ndodhur, në fakt, rreth tetë vite më parë. “Fillimisht fejesa, pastaj celebrimi”, ka thënë Roberti, ndërsa ka rrëfyer arsyen pse gjithçka është marrë me kaq nxitim. Duke qenë se këngëtari ka nënshtetësi amerikane, është shpresuar që Nora të mund të përfitonte dokumentat nga martesa me të shoqin. “Por, edhe sot, Nora nuk e ka përfituar nënshtetësinë, pasi ligjet kanë ndryshuar”, ka vijuar dhe më tej Berisha, duke bërë të ditur se dita më e lumtur e jetës së tij ka qenë pikërisht ajo e dasmës.
https://www.instagram.com/p/BYiL-Dsl8l-/?hl=en&taken-by=_robertberisha_78
Tashmë, familja jeton në një shtëpi të re, ku dhe kanë menduar të marrin një ambient më të zgjeruar, në mënyrë që Renee të ketë më shumë hapësirë për veten.



















