KreuCelebrity

Zbulohen detaje, ja se kur do ta shohim Ballën në Vizion Plus!

Largimi i tij nga ekrani ku ishim mësuar ta shihnim me vite, bëri jo pak bujë. U fol shumë për tranferimin e Ballës në Vizion Plus, edhe pse disa u treguan dyshues, duke mos e besuar se gazetarin nuk do ta shihnim më në Top Channel. Por, më datë 31 dhjetor të vitit që lamë pas, ishte vetë Balla ai që njoftoi shëkputjen e marrëdhënieve me Top-in, duke bërë të ditur kështu se do të niste një rrugëtim të ri në Vizion Plus.

Dita e djeshme e ka gjetur Ballën si drejtorin ekzekutiv në këtë televizion, duke zyrtarizuar gjithçka një herë e mirë. Duke mos lënë mënjanë postin, ish-drejtuesi i ‘Top Story’ do të shfaqet në ekran dy herë në javë, të hënën dhe të enjten, në orën 21:00 të mbrëmjes. Emisioni që do të drejtojë do të jetë i natyrës politike, me të ftuar dhe debate në studio. Emri i tij ende nuk është bërë i ditur, por flitet se do të jetë pak a shumë një strukturë e njejtë me ‘Top Story’.

Tashmë, mbetet për t’u konfirmuar vetëm data enisjes së këtij formati ndryshe në Vizion Plus.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF