Dëbora e temperaturat e ulëta na kanë shoqëruar në ditët që lamë pas. E ndërsa në Kryeqytet iu gëzuam flokëve të saj të bardhë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për zonat malre, ku reshjet e shumta shkaktuan edhe probleme.
Nga sot pritet një rritje temperaturash, por situata do të bëhet edhe më problematike, pasi reshjet e dëborës i lenë vendin reshjeve të shiut. Sipas IGJEUM reshjet e shiut, të cilat do të fillojnë që pasditen e sotme, do të kenë intensitet shumë të lartë, të cilët mund të shkaktojnë edhe përmbytjes. Veç kësaj ata do të shoqërohen edhe me shtrëngata.
Pra hiqeni nga mendja qetësinë! Nëse temperaturat e ulëta dhe dëborën e përballuam, tani na duhet të përballemi edhe me përmbytje. Marsi erdhi, por pranverën e ka parë njeri?



















