Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump është i njohur për statuset e tij në rrjetet sociale të cilat shpeshherëë shkaktojnë jo pak debate. Ndërkohë tashmë Trump ka reaguar për sa i përket rënies së shikueshmërisë së ceremonisë së “Oscar”.
Ka qenë Los Angeles Times e cila bëri të ditur se shikueshmëria ka rënë në një nivel të ulët dhe presidenti 71-vjeçar nuk mund të rezistojë pa komentuar mbi këtë çështje.
“Oscarët më të dobët, vlerësuar në historikun e Akademisë. Problemi është, se ne nuk kemi më yje – përveç presidentit tuaj (thjesht shaka, natyrisht)!”, ka shkruar Trumo në rrjetet sociale.
Trump mund të konsiderohet si presidenti amerikan më aktivë në rrjetet sociale, që prej kohës kur rrjetet sociale u bënë një kanal zyrtar i komunikimit presidencial.



















